“Shellshock” vlerësohet si virusi më i keq i të gjitha kohërave

“Shellshock” vlerësohet si virusi më i keq i të gjitha kohërave

Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një virus në softuerin e sistemit që përdoret në miliona kompjuterë, duke u dhënë mundësi piratëve kibernetikë të sulmojnë serverët në ueb, si dhe sistemet operative të bazuara në Linux dhe Unix.

Hulumtuesit mendojnë se virusi Shellshock, i cili prek një aplikacion të quajtur Bash, është edhe më i keq se virusi Heartbleed që u zbulua në muajin prill, edhe pse këto dy viruse janë pothuajse të ndryshme në natyrë. Ndryshe nga Heartbleed, i cili detyroi përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet në shërbimet e ndryshme në internet, virusit Shellshock nuk i është gjetur një zgjidhje akoma.

Me anë të këtij virusi, piratët kibernetikë mund të kontrollojnë çdo pajisje që operon me sistemet operative që kanë aplikacionin Bash për komanda. Sistemet operative si Mac OS X, Linux dhe Unix kanë aplikacionin Bash.

Rapid7, agjencia e sigurisë në internet, mendon se ky virus është shumë i rrezikshëm për shkak të kombinimit të tij kompleks. Ai është vlerësuar edhe më serioz se virusi Heartbleed që është zbuluar tek OpenSSL. Ndryshmi kryesor mes këtyre dy viruseve, është se Shellshock lejon piratët kibernetikë të kenë kontroll të plotë mbi pajisjen, ndërsa Heartbleed lejon piratët kibernetikë të vjedhin të dhënat që janë transmetuar.

(Herë të lexuara: 557)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të bllokoni iPhonin e dikujt vetëm me një mesazh

Një gabim në telefonin iPhone, që ka dalë së fundmi, mund ta bllokojë iPhonin tuaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *