Shihni uljen e ‘më të shpejtit dhe më të nxehtit’ Falcon 9 nga tre anë

https---blueprint-api-production.s3.amazonaws.com-uploads-card-image-84897-spacex_landing
Javën e kaluar, SpaceX shtoi një tjetër hyrje të rëndësishme në librin e historisë duke bërë një ulje të suksesshme të fazës së parë të raketës së tij Falcon 9 në një anije të telekomanduar në det, për herë të dytë. Ulja ishte ndoshta më e rëndësishme se ulja e parë e suksesshme në Prill, duke qenë se ri-hyrja e raketës në atmosferën e Tokës ishte më e shpejtë,dhe më e vështirë për t’u realizuar, këtë herë.
SpaceX dhe themeluesi i kompanisë dhe CEO Elon Musk shfaqi detaje të rëndësishme dhe pamje gjatë misionit, si gjithmonë, por pamjet dhe fotot e uljes ishin të errëta dhe të turbullta. Tani, SpaceX na ka trajtuar me një seri të fotove në Flickr, që tregojnë gjendjen e raketës në mëngjesin tjetër.
Edhe më mirë, të martën SpaceX shfaqi një video të asaj çfarë u quajt ‘ulja më e shpejtë dhe më e nxehtë deri tani’ nga tre kënde.


Pavarësisht shpejtësisë së raketës, ulja dukej tepër e qetë, më e kontrolluar dhe më lehtë se përpjekja e parë e suksesshme. Për krahasim, shihni dhe videon e mrekullueshme 360-gradë të uljes së Prillit:

(Herë të lexuara: 164)

About Erga Miraka

Check Also

Ja si i shpërthen iPhoni në dorë

Ky është rasti i parë i publikuar ku shfaqen problemet e para me iPhone 7.Por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *