Shkarkimet e Apple Music për Android i kalojnë 10 milionë

apple-music-android-screens

Dihet se Apple i mban shërbimet e saj ekskluzivisht vetëm për platformat e saj, por nuk ka zgjedhur të njëjtën strategji me programin e saj Apple Music që e ka ofruar edhe për Android. Duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që ofronte Spotify ka kuptim një lëvizje e tillë nga Apple, megjithatë përdoruesit e Android duket se nuk interesohen shumë për seleksionimin e aplikacioneve të tyre.

Shkarkimet totale të Apple Music nga pajisjet Android i kanë kaluar 10 milionë!

Një numër i tillë megjithëse shumë i madh nuk krahasohet akoma me ato që ka kapur Spotify që ndodhet në grupin e 100-500 milionë shkarkimeve, por ku i dihet, ndoshta Appla mund ta kapë atë më vonë.

Në fakt, Apple e ka bërë Apple Music së fundmi më të lirë se Spotify duke shpërndarë disa karta vjetore dhuratë për këtë shërbim. Ajo i kushton konsumatorëve vetëm 8.25 dollarë në muaj, në krahasim me 9.99 dollarë në muaj që kushton Spotify.

(Herë të lexuara: 32)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *