Shkencëtarët hakojnë trurin e njeriut

Shqetësoheni për kriminelët kibernetikë që hyjnë në faqet tuaja personale dhe në llogaritë bankare online? Imagjinoni sikur dikush ta nxjerrë këtë informacion direkt nga truri juaj.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë dhe Universiteti i Oksfordit në Gjenevë po punojnë për një teknologji që mund të hakojë ose të vjedhë të dhëna sekrete nga mendja e një njeriu, siç janë numrat PIN dhe vendlindjet, duke përdorur një aparat të lirë.

Me ndihmën e një kompjuteri truri Emotiv ($299), pajisje pa kabllo, kërkuesit janë në gjendje të gjurmojnë sinjalet e trurit kur dikush tregon mesazhe të njohura. Për shembull, shkencëtarët iu kërkuan individëve të vënë pajisjen para një ekrani kompjuteri që shfaqte një sërë bankash, hartash dhe numrash PIN. Një sinjal specifik i quajtur P300 lëshohet nga truri kur dikush dallon një mesazh, duke e bërë më të lehtë për kërkuesit të kategorizojnë të dhëna të rastësishme.

“Sinjali i kapur EEG mund të shpalosë të dhënat private të përdoruesit rreth kartave bankare, numrave PIN, zonës së banimit dhe njohurisë së personave të afërm,” thanë në një deklaratë kërkuesit.

Mendoni se kjo lloj teknologjie do të jetë tepër e prekshme për hakerët dhe mund të përdoret më shumë për keq se për mirë? Shkruani komentet tuaja.

(Herë të lexuara: 393)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *