Shkencëtarët krijojnë insektin robotik

Është roboti i vockël që mund të bëjë diçka të jashtëzakonshme.

Kërkuesi kanadez sot shfaqi makinerinë e pabesueshme të frymëzuar nga insekti. E tërë kjo shpikje është bazuar në insektin që mund të eci në ujë dhe madje edhe mund të kërcejë pa u zhytur.

Shkencëtarët e University of Waterloo shpalosën ‘mikrorobotin e shkathët’ në revistën ACS Applied Materials & Interfaces.

Pasi shfrytëzon sfungjerin prej nikeli poroz për të sajuar tre këmbët mbështetëse, grupi krijoi një robot që mund të kërcejë më shumë se 14cm lart dhe 35cm para, pavarësisht peshës që mund të krahasohet me 1,100 insekte uji.

Në eksperimentet e kryera, roboti mund të kërcejë afërsisht 14 inç para, më shumë se dy herë gjatësinë e tij, duke udhëtuar me 5.8 km/orë.

Ekipi kërkimor pranon se sfida më e madhe ishte kërcimi i robotit.

Të bësh një robot të kërcesh është e vështirë, sepse forca për poshtë, e cila duhet për ta lëshuar atë në ajër zakonisht i shtyn këmbët përmes sipërfaqes së ujit.

Kërkuesit kanadezë shpresojnë ta çojnë më tutje këtë punë kërkimore.

(Herë të lexuara: 342)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *