Shkencëtarët krijojnë versionin mikroçip të trupit të njeriut

Një version mikroçipi i trupit të njeriut është aktualisht në zhvillim. Pajisja përfundimtare nuk do t’i ngjajë shumë një personi, por ajo do jetë mbartëse e qelizave të vërteta të njeriut dhe do të ketë të njëjtat funksione bazë si 10 organe të rëndësishme të trupit të njeriut.

Shpikësit e pajisjes shpresojnë se ajo do të bëhet një qendër testimi për barnat e reja, duke zëvendësuar kafshët laboratorike në disa studime.

Studiuesit në Institutin Wyss të Universitetit të Harvardit për Inxhinierinë Biologjike tashmë kanë rikrijuar disa funksione të organeve të njeriut në mikroçip, duke përfshirë një mikroçip mushkërie dhe zorrësh.

Instituti ka njoftuar  se do të nisë një projekt për të krijuar 10 mikroçipe të tilla dhe do t’i bashkojnë në mënyrë që të mund të bashkëveprojnë në një sistem kompleks. Shkencëtarët e Institutit do të ndërtojnë një kontrollues për mikroçipet, që do të përcjellin lëngje brenda dhe jashtë sistemit për të matur biokiminë brenda.

Ashtu si një mikroçip kompjuteri që përmban një qark elektrik, mikroprocesorët biologjikë kanë kanale boshe ku mbledhin lëngje. Kanalet e mikroçipit janë të veshura me qelizat e njeriut dhe të projektuara për të imituar një organ në miniaturë.

Shkencëtarët shpresojnë se një organ në mikroçip do të jetë një bazë e mirë për testimin e ilaçeve të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë mendon se pajisja mund të jetë një mënyrë më e shpejtë dhe më e lirë e testimit të ilaçeve.

(Herë të lexuara: 372)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *