Shkencëtarët mund të kenë zbuluar planetin e nëntë

planet

Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni kanë gjetur prova të një objekti që mund të jetë një planet i nëntë në sistemin diellor. Me nofkën planeti Nëntë, ky objekt ka një masë 10 herë më të madhe se Toka dhe ka një orbitë rreth Diellit 20 herë më larg sesa Neptuni.

“Kjo do të thotë se këtij planeti të ri mund t’i duhet 10’000 deri në 20’000 vite për të bërë vetëm një orbitë të plotë rreth Diellit,” është thënë në një deklaratë nga CIT.

Shkencëtarët Michael Brown dhe Konstantin Batygin e kanë botuar punën e tyre në revistën “Astronomical Journal”. Ata kanë deklaruar se nuk e kanë parë drejtpërdrejtë planetin e nëntë, por pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme se ai ekziston.

Ata kanë arritur në këtë përfundim duke u bazuar në lëvizjen e planetëve të vogël dhe objekteve hapësinore jashtë Sistemit Diellor. Këta trupa hapësinorë kanë orbita, që shfaqen nën ndikimin e gravitetit të fshehur të planetit. Ata kanë zbuluar se disa objekte në rripin Kuiper (fusha e objekteve të akullta dhe  e mbetjeve përtej Neptunit) kishin orbita që çuditërisht kishin të njëjtin drejtim.

Astronomët madje mendojnë se ekziston mundësia që ky planet të jetë hedhur thellë në hapësirë, në sajë të forcave gravitacione të Jupiterit dhe Saturnit. Modelimet matematike dhe simulimet kompjuterike i çuan ata drejt përfundimit se një planet po ushtronte gravitetin e nevojshëm për t’i dhënë formë këtyre orbitave.

“Që prej kohëve antike janë zbuluar vetëm dy planete të reja dhe ky do të ishte i treti. Ka ende shumë gjëra nga sistemi ynë diellor për t’u zbuluar, gjë që është vërtet ekzaltuese,” ka thënë Brown.

(Herë të lexuara: 139)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *