Shqipëria grumbullohet në Itali. De Biasi pa mungesa, danezët me “dhimbje koke”

1351786-29029601-2560-1440

Kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga Gianni De Biasi ka nisur në Trevizo të Italisë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës, në Kopenhagen, përballje kjo që do të jetë vendimtare për mënyrën e kualifikimit të kuqezinjve në “Euro 2016”.

Të gjithë lojtarët janë paraqitur në grumbullim, ndërkohë që shqetësimi më i madh për teknikun italian mbetet reparti i mbrojtjes. Qendra e saj pritet të përbëhet nga dy lojtarë, që nuk kanë luajtur asnjë ndeshje zyrtare deri më tani: kapiteni Lorik Cana, i cili firmosi vetëm së fundi me francezët e Nantes dhe Arlind Ajeti, që është ende pa skuadër.

Ndërkohë, mësohet se gjatë dy ditëve të qëndrimit në Itali, seancat stërvitore të kombëtares sonë do të jenë të hapura për tifozët. Ndryshe nga De Biasi, trajneri i kombëtares daneze, Morten Olsen ka vendosur të mbajë të fshehtë gjithçka ndodh gjatë stërvitjes së ekipit të tij, para ndeshjes me Shqipërinë.

Mediat daneze pohojnë se, tekniku 66-vjeçar po shfaqet shumë i nervozuar para ndeshjes me Shqipërinë, që në rast të një humbjeje mund të jetë e fundit për të para tifozëve vendas.

Sipas mediave, një arsye e fortë e nervozizmit të trajnerit danez është edhe mungesa e 3 lojtarëve titullarë; Simon Polsen, Christian Eriksen dhe Nicolai Boilesen; teksa ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë stërvitjes së të hënës.

 

Burimi: Top Channel

 

(Herë të lexuara: 103)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *