Shumë fëmijë nën 13 vjeç përdorin Facebook-un

Thuajse gjysma e fëmijëve nga mosha 9 deri 12 po përdorin faqet sociale, pavarësisht kufijve minimalë të moshës, shkruan një raport.

Një në pesë ka faqe Facebook-u, megjithëse rregullat thonë që duhet të jenë 13 vjeç, sipas EUKidsOnline.

Autorët e raportit sugjerojnë se heqja e kërkesave të tilla do ta bënte më të lehtë monitorimin e sjelljeve online.

Megjithatë, shoqata bamirëse për fëmijë Kidscape e kritikoi idenë dhe paralajmëroi se do të çojë në ngacmime të tjera kibernetike.

Kërkimi, kryer nga London School of Economics për Komisionin Evropian, u bazua në një anketim të 25,000 të rinjve nga mosha 9 deri në 16, në të gjithë Evropën.

Anketimi pyeste nëse ata kishin një profil rrjeti social.

Në Britaninë e Madhe, 43% e 9-12 vjeçarëve u përgjigjen pozitivisht, së bashku me 88% të 13-16 vjeçarëve.

Holanda kishte përqindjen më të madhe të fëmijëve në rrjetet sociale në 70%, megjithatë pjesa më e madhe e këtyre ishin përdorues të Hyves, një faqe që nuk kërkon moshë minimale.

Në Evropë shifra mesatare për 9-12 vjeçarët ishte 38%.

Autorja e raportit Elisabeth Staksrud, nga University of Oslo, tha se ishte e pashmangshme për fëmijët që të joshen nga faqe të tilla si Facebook-u: “Nëse je 12 vjeç, kërkon të jesh aty ku janë miqtë e tu.”

 

(Herë të lexuara: 254)

About Parid Plaku

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *