Si do ta kalojë 31 – vjetorin Princ Harry?

spek-princ-hari

Princ Harry së shpejti do të kthehet nga udhëtimi i gjatë në Afrikë, që do të thotë se mund të ketë dhe parqitje të reja në publik përsa i përket romancave të tij. Ai ka rënë shpesh pre e skandaleve të ndryshme, duke u përshkruar edhe si “djalë i keq”.

Por si do ta festojë ditëlindjen e tij të 31? Princi pritet të kthehet nga Afrika gjatë këtyre ditëve ndërkohë që ditëlindja e tij është me 15 Shtator. Ka shumë pyetje se si mund ta festojë këtë ditë të veçantë Harry… A do të mbajë mjekër, a do të shkojë në piknik me Kendall Jenner dhe Gigi Hadid në Chiltern Firehouse? Apo do të vendosë që këtë ditëlindje ta festojë ndryshe, duke u ulur këmbëkryq me Charlotte dhe George për të parë Minions?

Çuditërisht s’do të bëjë asgjë nga këto. Mendohet se plani i tij ka të bëjë më një pistë aeroplanësh, për të kaluar një ditë speciale meqenëse ai vetë ka qenë ish – kapiten dhe pilot. Pista do të realizohet në Kensington Palace, ku të pranishëm do të jenë dhe veteranët e Luftës së Dytë Botërore, për të përkujtuar 75 – vjetorin e Betejës së Britanisë. “People” raporton se në total do të jenë rreth 40 avionë, por nuk dihet ende nëse Harry do të pilotojë ndonjë nga aeroplanët e pranishëm.

Burimi: TV Klan

(Herë të lexuara: 107)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *