Si do ta rrisin nanotubat prej karboni efiçencën e proçesorëve që përdorim sot

CN1

Nanotubat prej karboni janë disa nga supermaterialet (një cilindër me diametër një apo dy nanometra) të cilët po mendohet të përdoren në teknologjinë e së ardhmes, që nga superkompjuterat deri tek smartphonët ultra-efiçentë. Problemi është se ata janë të vështirë për tu prodhuar dhe aplikimet në masë të tyre mund të bëhen të dukshme vetëm pas 10 apo 15 vjetësh.

Struktura e tyre e përbërë nga qeliza hekzagonale të karbonit dhe të puthitura mjaft mirë me njëra-tjetrën i lejon tubat të kenë dendësi shumë të lartë dhe të vendosen në një hapësirë të vogël të rendit të nanometrave.

Kjo simetri dhe dendësi e lartë do të mundësojë një ndryshim thuajse tërësor në procesorët dhe bateritë e prodhuara me këto lloj materialesh. Shpejtësia e nderveprimit me kompjuterat do të rritet shumëfish nga sa është sot, ashtu si dhe jetëgjatësia e baterive.

“Në qoftë se ju zëvendësoni një tranzistor silikoni të zakonshëm me një të ndërtuar nga nanotubat prej karboni, atëherë efiçensa e tij do të rritet 1000 herë më shumë,” thotë një nga profesorët e inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike në Universitetin e Standford, ku po bëhen edhe eksperimentet.

(Herë të lexuara: 67)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *