Si të dalloni kush po përdor internetin tuaj dhe ta ndaloni atë

wi-fi-guy-1200x0

Ju ngadalësohet interneti? Videot në YouTube dhe filmat ngecin vazhdimisht dhe hapen ngadalë? Atëherë një nga komshinjtë mund të jetë duke përdorur internetin tuaj.

Si të dalloni nëse dikush po ju përdor Wi-Fi ?

Në qoftë se dyshoni se dikush po përdor internetin tuaj, atëherë shkoni në Router’s Administration Page dhe kyçuni duke shtypur në kutinë e adresës “192.168.1.1” ose “192.168.2.1”.  Sapo ta bëni këtë në opsionin “Wireless Configuration,” “Wireless Status,” ose në listën “DHCP Clients” mund të shikoni numrin e pajisjeve që janë të lidhura me linjën tuaj të internetit. Nëse aty shikoni gjashtë të tilla, ndërkohë që në shtëpi keni vetëm katër, atëherë dikush mund të jetë duke përdorur pa lejen tuaj Wi-Fi.

Nëse detektoni këtë, atëherë ndryshoni fjalëkalimin e Wi-Fi tuaj dhe për ta bërë më të sigurt akoma në menynë e Wireless Settings klikoni mbi ‘Service Set Identifier (SSID)’ dhe ndryshojeni emrin me një të ri. Që në atë moment vetëm personat që dinë këto të dhëna mund ta përdorin internetin tuaj.

(Herë të lexuara: 181)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *