Si të fitoni para duke reklamuar produktet në Maven

1

Maven i lejon njerëzit të fitojnë para ndërkohë që reklamojnë produkte apo shërbime tek njerëz të tjerë.

Ne besojmë se çdonjëri është ekspert në një fushë të caktuar: Një nënë e di çfarë produktesh duhet të blejë për bebet, një student i pasionuar pas teknologjisë e di mirë çfarë pajisjesh i duhen për të ndërtuar një ‘shtëpi smart’. Maven u ka ofruar njerëzve të tillë mundësinë që ti bëjnë publike rekomandimet e tyre mbi blerjen e produkteve të caktuara për njerëz që ndoshta nuk janë ekspertë të fushës, duke i bërë reklamuesit që njëkohësisht edhe të fitojnë para në punën e tyre.

Tani kur t’ju pyesin se ku e keni blerë një veshje apo një produkt të veçantë, ju mund të fitoni para duke e rekomanduar atë me anë të Maven.

Përdoruesit ndonjëherë tregohen skeptike dhe pyesin, “Si mund të bëj para thjesht duke reklamuar një produkt? Si i bën paratë Maven me anë të kësaj?” Njerëzit nuk e dinë që është një industri e tërë dhe shumë fitimprurëse që merret me referimet dhe reklamimet online të produkteve të ndryshme. Duke e bashkuar këtë me përdoruesit e rrjeteve sociale ne i ofrojmë njerëzve një mënyrë për të fituar në mjedisin e tyre të aktivitetit të përditshëm. – thotë kompania.

(Herë të lexuara: 173)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *