Si të ktheni një dokument PDF në Word në dy mënyra

acrobat-

Mënyra 1. Duke përdorur Adobe Acrobat 

Hapi 1 – Hapni në Adobe Acrobat dokumentin PDF të cilin doni ta konvertoni.

Hapi 2 – Në panelin e djathtë, shikoni për opsionin Export PDF dhe klikoni mbi të.

Hapi 3 – Menjëherë do t’ju ofrohen disa mundësi konvertimi në formate të ndryshme, ku mund të zgjidhni të preferuarin tuaj.

Hapi 4 – Klikoni Export. Adobe do të fillojë në mënyrë automatike kërkimin mbi mundësinë e gjetjes së një dokumenti të gatshëm që përmban këtë tekst. Kjo mënyrë nuk funksionon gjithmonë, vetëm në rastet kur teksti është shumë i lexuar.

Hapi 5 – Përcaktoni emrin dhe vendodhjen e re të dokumentit tuaj në Word. 

Mënyra 2. Duke përdorur Word 

wordpdf-converter-720x720

Hapi 1 – Sapo të hapni Word, klikoni mbi File për të hapur një dokument të ri tek Open.

Hapi 2 – Përcaktoni vendodhjen e dokumentit tuaj PDF të cilin doni ta konvertoni. Pasi ta gjeni atë, klikoni mbi Open.

Hapi 3 – Kjo ishte ! Word tani e njeh dokumentin e hapur si një nga dokumentet e tij, vetëm se ju duhet ta kontrolloni edhe një herë formatin e ‘përkthyer’ për ndonjë ndryshim të mundshëm.

(Herë të lexuara: 132)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *