Si të ndërtoni vetë një meme

all-the-memes-

Poshtë kemi renditur disa hapa që ju tregojnë se si të ndërtoni vetë një meme. Ka disa faqe në internet që e bëjnë shumë të lehtë këtë pradaj thjesht ndiqni udhëzimet.

Hapi 1: Bëni një kërkim

Njihuni me memet – Bëni një kërkim në internet dhe njihuni me memet që po përdoren kohët e fundit si dhe sigurohuni që ajo që doni të bëni ju nuk është bërë më përpara. Përcaktoni personazhin e memes suaj. Mund të zgjidhni një person të njohur,një figurë komike, apo çfarë t’ju vijë ndër mend

Hapi 2 – Përgatitni tekstin

Teksti duhet të jetë i shkurtër dhe i goditur. Në përgjithësi njerëzit nuk i lexojnë postimet e gjata që kanë shumë tekst, prandaj përpiquni ta minimizoni atë.

Hapi 3 – Gjeni mjetet e duhura

Në qoftë se po ndërtoni një meme me foto, do të ishte mirë të përdornit Photoshop apo PixlrEditor. Ose mund të hyni direkt në faqe interneti që ofrojnë ndërtimin e memeve si Imgur, ku foton e backgroundit e përzgjni ju vetë. Mund edhe të shkarkoni në celular aplikacione që ju lejojnë të vendosni tekst mbi fotot që keni në librari apo ato që i bëni vetë. Ndërsa për memet video mjeti më i mirë është Snapchat, Instagram apo YouTube.

 Hapi 4 – Vendosini të gjitha bashkë

Sapo ju ta përzgjidhni foton me të cilën doni të formoni memen tuaj përdorni këtë shërbim për ta përfunduar atë.

Imgur Meme Generator

Sapo të hyni tek faqja, klikoni mbi upload new background dhe thërrisni aty foto nga kompjuteri juaj ose hidhni url e një imazhi që e keni gjetur online. Pastaj do të hapet një faqe ku mund t’i vendosni tekst apo të luani me përmasat dhe opsionet e tjera. Sigurohuni ti vendosni një emwr memes suaj para se të klikoni mbi make this meme!

Memja është gati dhe atë mund ta ruani në kompjuter apo ta shpërndani direkt në rrjetin tuaj social të preferuar.

pixlr-desktop-

(Herë të lexuara: 31)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *