Si të ruani apo shpërndani foto me Google Photos

google

Perveç reputacionit si platforma më e mirë e kërkimit në të gjithë botën, Google gjithashtu ofron edhe shërbimin e ruajtjes apo shpërndarjes së fotove online. Shpërndarja e fotove në Google është e thjeshtë, ku në Google Drive ju mund të zgjidhni fotot që doni ti dërgoni në adresat e gmailit apo të gjeneroni linqe që mund tia dërgoni kujt të doni.

Ja se si ta përdorni atë:

Seksioni për fotot në Google ndodhet brenda Google Drive, prandaj si fillim ju duhet të hapni një llogari të re ne Google ku të rregjistroheni. Nëse keni një llogari në Gmail atëherë automatikisht ju keni një të tillë edhe në Google Drive edhe nëse nuk ishit në dijeni për këtë.

Hapni Chrome nga kompjuteri juaj dhe tek faqja e Google Drive në menynë në të majtë të ekranit përzgjidhni fotot tuaja. Ky shërbim nuk ofrohet vetëm në desktop apo laptop, por edhe nëse jeni në celularë (Android dhe iOS). Prandaj mund të bëni foto dhe ti ngarkoni ato në Google për ti ruajtur apo shpërndarë në rrjet.

  1. Shkarkoni aplikacionin

Në iPhone apo në iPad tek App Store kërkoni për ‘Google Photos’ për të shkarkuar aplikacionin që do t’ju duhet të përdorni. Programi është falas.

step1-650-80

      2. Vendosni opsionin automatic backup

Sapo ta hapni programin, shtypni ‘Get started’ dhe zgjidhni një llogari në Google me të cilën doni ta përdorni aplikacionin. Nesë keni më shumë se një, ato do të renditen të gjitha dhe do të ruhen.

Sapo ta bëni dhe këtë do të pyeteni nëse doni të vendosni opsionin automatic backup. Kjo do ti ruajë të gjitha videot dhe fotot tuaja në mënyrë private në llogarinë tuaj.

step2-650-80

3. Shpërndani fotot

Pastaj mund të përzgjidhni fotot që dëshironi dhe i ngarkoni në program të cilat më vonë mund ti shpërndani në Google+.

step3-650-80

(Herë të lexuara: 40)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *