Si t’i mbijetoni të nxehtit këto ditë

summ

Këto ditë të nxehta temperaturat vazhdojnë të qëndrojnë në nivele të larta dhe pothuajse konstante duke arritur edhe 38° C.

Duket se i nxehti afrikan do të jetë një shoqërues i pakëndshëm edhe për pak kohë, prandaj ja disa këshilla nga ekspertët se si t’i bëni ballë këtyre temperaturave:

  • Pini sa më shumë ujë që të qëndroni të hidratuar.
  • Kujdesuni për bebet, fëmijët dhe të moshurit që edhe ato të pinë shumë ujë.
  • Vishni rroba të lehta dhe të përshtatshme dhe përdorini krem kundra diellit kur të dilni jashtë.
  • Mundohuni t’i eleminoni sa më shumë të dalurat, por në qoftë se është vërtet e domosdoshme bëjeni këtë në orët e para të mëngjesit ose vonë pasditë.
  • Ushqehuni me frutat dhe zarzavatet e stinës si: shalqiri, patëllxhani dhe domatja.
  • Mos dilni në asnjë mënyrë në ambientet e jashtme gjatë orëve 12:00 – 16:00, pasi rrezet e diellit në këtë kohë janë shumë të fuqishmë dhe mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.
  • Mos i lini fëmijët tuaj vetëm në makinë, qoftë edhe me dyer të hapura.
  • Sigurohuni që edhe kafshët tuaja shtëpiake të kenë një vend të freskët dhe të rehatshëm për të qëndruar.

 

Disa nga simptomat e shokut të shkaktuar nga i nxehti janë:

  • Dhimbje koke e përsëritur
  • Dobësi dhe lodhje e pakuptueshme
  • Vjedhje
  • Dhimbje muskulare
  • Etje e vazhdueshme

(Herë të lexuara: 43)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *