Signal, i preferuari i Snowden për mesazhet, tani edhe në desktop

Aplikacioni super i sigurtë për komunikimin me mesazhe, i preferuari i Edward Snowden dhe shumë analistëve të tjerë të sigurisë ofrohet tashmë edhe në desktop.

Signal, aplikacioni i bërë nga e njëjta organizatë që kontribuoi në WhatsApp dhe shërbime të tjera, tani ka një version të dedikuar për desktop për përdoruesit e saj të iPhone. Për ta përdorur ai duhet të lidhet me version e aplikacioni në celular, dhe kjo mendohet se do ta bëjë më të lehtë përdorimin e tij për shumë përdorues.

Programi me burin të hapur, lançoi për herë të parë një aplikacion desktop për përdoruesit e Android vitin e kaluar dhe solli versionin e tij beta për iOS këtë pranverë. Ndërkohë që përditësimi i fundit e lejon atë të përdoret për të gjithë përdoruesit e iPhone.

Për të marrë versionin e ri, përdoruesit ekzistentë duhet të shkarkojnë Chrome dhe ta lidhin atë me versionin celular duke skanuar kodin QR (në mënyrë të ngjashme me përdorimin e WhatsApp për desktop).

Snowden ka qenë gjithashtu një mbështetës i madh i Signal, pasi e pamë që me aplikacionin e ri të mesazheve të Google, Allo, ai nuk ka frikë të kritikojë aplikacionet që nuk përmbushin standardet e tij.

(Herë të lexuara: 530)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *