Sony lançon tabletë Android

Sony ka njoftuar se ka plane të lançojë dy kompjuterë tabletë, që funksionojnë me sistemin operativ të Google-it Android.

Pajisjet, me emra kodesh S1 dhe S2, do të dalin për shitje nga fundi i vitit.

Android është aktualisht platforma celulare më në rritje dhe pritet të marrë 38% të tregut gjer në vitin 2015.

Hyrja e Sony-t në tregun e tabletëve ishte pritur mjaft, por vjen relativisht me vonesë krahasuar me prodhuesit e tjerë.

Apple lëshoi versionin e saj të parë të iPad-it që udhëheq këtë lloj industrie në Prill 2010.

Sistemi i saj iOS pritet të qëndrojë dominant për disa vite me radhë, megjithëse një pakësim të aksioneve të shitjeve.

Sony tha se tabletët e para do të dalin në dy forma: njëri do të ketë një ekran me prekje 9.4 inç, ndërsa tjetri do të ketë karakteristikë duale me ekran 5.5 inç që hapet dhe mbyllet.

Në shtesë të sistemin operativ Android Honeycomb, Sony do të shtojë disa veçori të veta, përfshirë aftësinë për të transmetuar video dhe muzikë në televizorë dhe stereo duke përdorur standardin wireless DLNA të transmetimit.

Kompania sugjeroi se do të ketë një farë integrimi me rrjetin e saj PlayStation dhe mundësinë e funksioneve të fushës së lojërave.

 

(Herë të lexuara: 318)

About Parid Plaku

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *