Sot mundësia e fundit për Windows 10

Windows10

A MUND TA BESONI që ka kaluar një vit që nga lançimi i Windows 10? Por si çdo gjë që ka kohën e vet të limituar për promocion edhe për Windows 10 sot është dita e fundit që mund t’i bëni update, pasi më vonë do ju kushtojë shumë para.

Në rast se ju keni akoma pyetje, ja disa përgjigje:

A mundem ta instaloj Windows 10?

Fillimisht sigurohuni që këni mundësi t’i bëni update; Rinovimi është i ofrueshëm në tableta dhe në PC që përdorin Windows 7 ose ato të mëparshëm. Në qoftë se akoma po përdorni Vista, atehere jeni pak jashtë mode. Paisja juaj duhet gjithashtu të përmbushë disa kushte tw cilat që mund ti shikoni këtu https://www.microsoft.com/en-us/windows/windows-10-specifications#sysreqs.

 A duhet ta instaloj Windows 10?

Përgjigjia e shkurtër është: PO. Përgjigjia e gjatë: Absolutisht po. Windows 10 shton karakteristika të dobishme si Cortana, asistencë virtuale e Microsoft, Microsoft Edge, një browser të ri dhe një seri karaktëristikash të tjera që e bëjnë më të gjallë ekpseriencën tuaj në Windows.

Nëse kërkoni një arsye pse nuk duhet ta instaloni : Windows Media Center nuk ekziston në Windows 10. Por! Në qoftë se është vërtet e rëndësishme për ju mund të gjeni një mënyrë për ta vënë në punë gjithsesi.

Kur është afati i fundit?

Afati i fundit për instalimin free të Windows 10 është të Shtunën në mëngjes në orën 5:59. Pas kësaj ore Windows 10 mund të merret vetëm me anë të blerjes me kartë krediti.

Si t’i bëj update ?

Është shumë e thjeshtë! Klikoni në këtë link  https://www.microsoft.com/en-us/software-download/Windows10 nga ku mund të merrni direkt Windows 10.

(Herë të lexuara: 127)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të bllokoni iPhonin e dikujt vetëm me një mesazh

Një gabim në telefonin iPhone, që ka dalë së fundmi, mund ta bllokojë iPhonin tuaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *