Studim: Varësia ndaj telefonave inteligjentë mund të shkaktojë “amnezinë digjitale”

Studim

Sipas një hulumtimi të “Kaspersky Lab”, 90% e përdoruesve të pajisjeve teknologjike vuajnë nga amnezia digjitale. Njerëzit ua besojnë informacionet pajisjeve digjitale, për t’i ruajtur dhe kujtuar, prandaj nuk përpiqen fare që të mbajnë mend diçka.

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk mbajnë mend as numrat e telefonit të partnerëve apo fëmijëve të tyre, pasi i kanë të ruajtura tek pajisjet. Nga 1000 veta që morën pjesë në studim, pjesa më e madhe e tyre ishin aq të varur pas pajisjeve të tyre sa kishin frikë se mos i humbasin. Gati gjysma e tyre pranojnë se telefonat inteligjentë shërbejnë si memorie.

Studimi tregon gjithashtu se njerëzit nuk përpiqen edhe aq shumë për të mbrojtur të dhënat e tyre në internet. Më pak se një e treta e njerëzve që morën pjesë në studim vendosin masa sigurie tek pajisjet e tyre.

(Herë të lexuara: 185)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *