Supë peshku me perime

fish

Përbërësit:

1.5 litra lëng peshku

Selino

Mjadanoz

Kripë

Piper

3 kokrra patate

3 karota

8 mashurka

2 kokrra domate

3 lugë vaj

Qepë

Përgatitja:

Lajmë perimet me ujë të bollshëm dhe më pas i presim në formë kubike. Në një tenxhere me vaj hedhim qepë të grirë hollë dhe pasi e përziejmë derisa të zverdhet, shtojmë karotat, selino, mashurka dhe pak miell. Pas këtij procesi hedhim domatet të cilave iu duhet hequr lëkura.

Lëngu i peshkut të cilin duhet ta përgatisim që në fillim, i hidhet masës së përzier dhe e lëmë të marrë valë. Më pas hedhim patatet dhe i lëmë të ziejnë rreth 10 – 15 minuta.

Supës i hidhet në fund majdanoz, selino, piper dhe kripë sipas dëshirës. Gjatë kohës së servirjes në pjatë i hedhim copëza tul peshku të cilat janë të ziera dhe të pastruara nga halat.

Burimi: TV Klan

(Herë të lexuara: 202)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *