Super kompjuterët parashikojnë katastrofat natyrore

Një nga “ekspertët lider” të botës në përdorimin e kompjuterizimit të performancës së lartë (HPC) për modelimin e fatkeqësive natyrore si tërmetet dhe cunamet, do të flasë rreth kërkimit të tij të fundit në një eveniment ndërkombëtar në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar.

Konferenca e super kompjuterizimit, organizuar nga University of Bristol, do të presë afërsisht 120 shkencëtarë nga e gjithë bota mbledhur për të diskutuar teknologjinë e fundit të kompjuterizimit të performancës së lartë.

Profesor Satoshi Matsuoka, kreu i kompjuterizimit të performancës së lartë në Institutin Teknologjik të Tokios, do të japë një fjalim mjaft të rëndësishëm mbi atë se si modelimi kompjuterik po përdoret për të parashikuar dhe modeluar fatkeqësitë natyrore pas tërmeteve në Japoni.

Simon McIntosh-Smith, profesor i specializuar në kompjuterizimin e performancës së lartë në Universitetin e Bristolit dhe kreu i bordit të konferencës, tha: “Kërkimet shkencore të teknologjisë së fundit po mbështeten gjithnjë e më tepër në kompjuterizimin me performancë të lartë krahë për krahë me qasjet teorike dhe eksperimentale.

Ai tha se konferenca do të bashkojë udhëheqësit e brezit të ardhshëm të kompjuterizimit të performancës së lartë, ku teknologjitë e zhvilluara për lojërat tredimensionale, telefonat celularë dhe procesorët të riprogramueshëm po përdoren për të dizajnuar super kompjuterë të së ardhmes. Ai tha se super kompjuterët e së ardhmes do të kenë një performancë aq të aftë saqë do t’i bëjë kompjuterët e sotëm të duken si makina llogaritëse të së djeshmes.

Dr Kristzian Flautner, zëvendës presidenti i kërkimit dhe zhvillimit në ARM, kompania që dizajnon mikroçipe për iPhone-at e Apple-it, iPad-it, iPod-it dhe produkte të tjera, do të flasë gjithashtu në konferencë.

Gjer tani, Universiteti ka investuar rreth £10 milionë për godinat e HPC-së.

 

 

(Herë të lexuara: 531)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *