Super Mario Run parashikon 1.5 miliardë shkarkime

Miyamoto-624x351

Nintendo lajmëroi se Super Mario do të vinte më në fund edhe në pajisjet e iOS: smartfonë, talbeta dhe Apple Watch 2. Super Mario Run do të jetë gati për t’u shkarkuar duke filluar që nga Dhjetori i këtij viti dhe më vonë do të vijë edhe në Android.

Sapo Shigeru Miyamoto dha lajmërimin e tij të Mërkurën, vlera e aksioneve të Nintendo-s është rritur me 29 përqind.

Sipas analistit të lojërave, Serkan Toto loja do të shkarkohet mbi 1.5 miliardë herë sapo ajo të dalë. Për këtë Toto ka shkuar në blogun e tij: “Super Mario Rund do t’ia dalë mjaft mirë me shkarkimet. Parashikoj që do të realizohen mbi 1.5 miliardë shkarkime gjithsej, duke përfshirë sistemet iOS dhe Android, tabletët dhe celularët.”

Ai tha gjithashtu se Nintendo pa planifikonte ta sillje lojën kundrejt një pagese, por versioni demo i tij që do të ofrohej falas, do të ishte vetëm një pjesë e lojës së plotë. Për ta marrë lojën e plotë të gjithë përdoruesit duhet të paguanin një çmim që kompania nuk e ka vendosur akoma.

(Herë të lexuara: 55)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *