Tabletë gjigante nga Toshiba

Një tabletë 13-inch nuk është për t’u marrë si shaka. Çfarë do të bënit me një pajisje që kushton së paku 650$ dhe është thuajse shumë e parehatshme për t’u mbajtur në dorë? Mbajeni në shtëpi.

Toshiba Excite 13

Në Prill dëgjuam zëra për Toshiba Excite 13, e cila është 13-inch, dhe menjëherë u tha se është shumë e madhe për t’u konsideruar një pajisje që mund të merret me vete.

Tani që e shohim të ashtuquajturën tabletë në të gjithë “madhështinë” e saj, mund të themi me plot gojën: si tabletë është një çmenduri, e ngathët dhe shumë e vështirë për t’u manovruar.

Ndaj dhe Toshiba parashikon që të përdorë kasa që e mbajnë pak a shumë brenda përdorimit shtëpiak, për të luajtur lojëra, për ta vendosur në kuzhinë në mbajtësen e saj, apo për të parë filma në një dhomë pa televizor.

Nëse nuk ju intereson madhësia, ju do të gjeni një rezolucion 1.600×900 pikselë, procesor Nvidia Tegra 3 quad core, dhe sistemin operativ Android Ice Cream Sandwich. Gjithashtu ka kamera të pasme prej 5-megapiksel dhe një tjetër përpara prej 2-megapiksel. Ka gjithashtu porta Micro-USB dhe Micro-HDMI dhe një portë SD së bashku me një portë për hyrjen e kufjeve.

Për një kosto prej vetëm 650$ për versionin 32GB dhe 750$ për atë 64GB, më mirë mund të konsideroni blerjen e një kompjuteri portativ. Dhe mund të keni mundësinë të bëni stërvitje duke e lëvizur nga dhoma në dhomë.

Toshiba Excite vetëm me Wi-Fi del në shitje në 24 Qershor, gjithmonë nëse mendoni se mund ta mbani në shtëpi.

Burimi: http://reviews.cnet.com

(Herë të lexuara: 311)

About admin

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *