Tagliatelle me proshutë dhe asparag

127

Përbërësit:

Tagliatelle

100 gram proshutë

1 tufë asparag

gjalpë

40 gram djathë kaçkavall të grirë

1 kokërr qepë mesatare

Verë e bardhë

Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht pastroni asparagët nga fijet, lajini dhe vendosini në ujë me kripë të ziejë për 2 minuta. Më pas pritini për së gjati dhe ndajini në mes. Lerini në një tenxhere me gjalpë në zjarr të ngadaltë.

Shuajini me gjysmë gote vere të bardhë dhe në momentin që vera ka avulluar shtoni proshutën. Në tenxheren qe keni asparagët, shtoni tagliatellet dhe ziejini për rreth 2 – 3 minuta. Hidhini më pas në një tigan dhe përzjeini vazhdimisht. Shtoni aty kripën, piperin dhe djathin e grirë./tvklan.al

Burimi: TV Klan

(Herë të lexuara: 180)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *