Tani ju do të keni mundësi të dërgoni mesazhe tekst nga kompjuteri juaj

Tani ju do të keni mundësi të dërgoni mesazhe tekst nga kompjuteri juaj

Aplikacioni Pushbullet dhe shtojca Chrome janë kombinuar së bashku për t’ju sjellë juve një veçori shumë interesante: tani ju do të keni mundësi të kompozoni dhe dërgoni mesazhe tekst nga kompjuteri juaj.

Është shumë e thjeshtë: regjistrohuni si në telefon ashtu edhe në shfletues, dhe klikoni në aplikacionin Pushbullet në Chrome për të kompozuar dhe dërguar mesazhe. Si gjithmonë, këto mesazhe do të dërgohen nëpërmjet telefonit tuaj, kështu ato do të dërgohen dhe merren me numrin tuaj të telefonit.

Për t’i bërë gjërat më të lehta, përditësimi i ri i aplikacionit Pushbullet lejon përzgjedhjen automatike të kontakteve. Pushbullet funksionon në shfletuesin Chrome nga pajisjet që operojnë me platformat Windows, OS X, Chrome OS dhe Linux. Ai funksionon gjithashtu me numrin tuaj aktual të telefonit, kështu ju nuk do të keni nevojë të ndërroni numrin e telefonit për të përfituar këtë shërbim.

(Herë të lexuara: 535)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *