Tani Wikipedia do të ngjajë vërtet si një galaksi informacioni

wikipedia-wikiverse-interactive-map-1

Wikiverse ka sjellë një metode të re të kërkimit të informacionit në enciklopedinë më të pasur të internetit tani për tani, Wikipedia.

Plaftforma paraqitet si një hartë 3D që vizualizon Wikipedian si një galaksi të madhe informacioni, të cilën mund ta eksploroni kollaj me anë të mausit tuaj.

Për ta arritur këtë, Wikiverse ka përdorur të gjitha mijëra burimet e informacionit që janë të pranishme në Wikipedia dhe pastaj ka gjeneruar një hartë ku tregohen të gjitha lidhjet që mund të kenë burimet e ndryshme me njëri-tjetrin duke jua bërë më të lëhtë gjetjen e informacionit, dhe duke i lokalizuar kërkimet tuaja në një pjesë më të vogël dhe të përzgjedhur ku e dini se do të gjeni atë që kërkoni.

Çdo artikull në Wikiverse paraqitet si një yll që bën pjesë në një grup tjetër që ka lidhje me të. Për të arritur tek informacioni që ylli përmban, thjesht klikoni mbi të.

Kini parasysh që programi mund të përdoret vetëm në kompjuterë dhe jo në smartphonë.

(Herë të lexuara: 43)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *