Të ardhurat e Facebook do të rriten me 20% nga reklamat

facebook_0001-624x351

Të ardhurat e Facebook janë parashikuar të kenë një rritje prej 20 përqind gjatë vitit të ardhshëm, e shaktuar kjo nga rritja e publikimit të reklamave për të cilat u fol shumë para pak kohësh dhe për të cilat rrjeti mori edhe komente kundra ofrimit të tyre.

Facebook do të ketë edhe burime të tjera të ardhurash nga Messenger, Instagram apo Whatsapp të cilët do të mbushen po ashtu me reklama.

Ndërsa përdoruesit aktivë që momentalisht shënojnë 1.1 miliardë mendohet të rriten deri në 1.7 miliardë përgjatë katër viteve të ardhshme.

Megjithatë një shqetësim paraqet apeli i Facebook për përdorimin nga grupmoshat poshtë 25 vjeç, pasi pjesën më të madhe të përdoruesve të aplikacionit në celular e shënojnë grupmoshat e tjera.

 

(Herë të lexuara: 15)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *