Të rinjtë kalojnë më shumë kohë në internet sesa përpara televizorit

Të rinjtë kalojnë më shumë kohë në internet sesa përpara televizorit

Televizori ka qenë gjithmonë një ndër mjetet më të njohura të argëtimit, një pajisje që u shërben shikuesve qindra kanale me shfaqje nga më të ndryshmet. Por me evoluimin e shpejtë të teknologjisë, interneti po luan një rol të rëndësishëm në mënyrën si njerëzit e kalojnë kohën e lirë. Sipas një studimi të fundit, fëmijët po kalojnë më shumë kohë në internet sesa përpara televizorit.

Studiuesit e Childwsie kanë vëzhguar sjelljen e fëmijëve që në mes të viteve ’90 dhe zbuluan se të rinjtë nga mosha 7-16 kalonin 3 orë në internet. Kjo krahasuar me 2.1 orë që kalonin përpara televizorit, mesatare që vazhdon të ulet gjithmonë e më shumë. Për me tepër u vu re që adoleshentët nga mosha 15-16 vjeç kalonin më pak kohë përpara televizorit dhe 75 për qind e tyre i shikonin shfaqjet në internet. 60 për qind e popullsisë së vëzhguar preferojnë të shikojnë shfaqjet e televizioneve në telefon, tablet apo laptop.

Në studim përmendet se YouTube është uebsajti më i përdorur nga të rinjtë për të dëgjuar muzikë dhe parë video. Të rinjtë duan të shikojnë gjëra për të qeshur, apo video tutoriale.

Shërbimet e tjera të njohura janë Snapchat, Instragram, Minecraft dhe Facebook.

Studimi së fundmi thotë se është ulur përdorimi i mjeteve të vjetra të teknologjisë, si CD player, ndërkohë që celulari është mjeti kryesor për të dëgjuar muzikë.

(Herë të lexuara: 46)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *