Të rinjtë shpenzojnë mbi 27 orë në javë duke lundruar në internet

Të rinjtë shpenzojnë mbi 27 orë në javë duke lundruar në internet

Ishin të bukura kohërat kur njerëzit mblidheshin afër televizorit për të parë programin e tyre të preferuar. Tani ata përdorin internetin për të shikuar shfaqje të ndryshme ose filma. Një studim i ri i kryer në Britani tregon se koha e shpenzuar në internet është dyfishuar në krahasim me dhjetë vitet e kaluara.

Të rriturit shpenzojnë mesatarisht 20 orë e 30 minuta çdo javë duke lundruar në internet, dhe pjesa më e madhe e tyre përdorin tabletë ose telefona inteligjentë, pasi mund të shohin më mirë videot në internet.

Të rinjtë shpenzojnë mbi 27 orë në javë duke lundruar në internet,

Falë rrjetit Wi-Fi dhe atij 4G, tani është më e lehtë të shikosh programet televizive në internet. Në të njëjtën kohë, kanalet televizive të bazuara në ueb, si Netflix dhe Amazon Prime, i kanë larguar njerëzit nga kanalet tradicionale në televizor. Katër nga dhjetë të rinj të moshave 16 deri në 24 vjeç i shikojnë rregullisht filmat dhe programet televizive në internet në vend të një kanali tradicional në televizor.

Të rinjtë shpenzojnë mbi 27 orë në javë duke lundruar në internet.

Vetëm 17% e të rinjve e konsiderojnë televizorin si një pajisje që do t’ju mungojë shumë. Këta të rinj shpenzojnë gati 27 orë e 36 minuta në javë në internet. Kur u pyetën se cila pajisje elektronike do t’ju mungojë më shumë, 59% e tyre u përgjigjën se do t’ju mungojë pajisja mobile, 17% televizori, 11% PC/laptopi, 4% tableti dhe 7% konsolat e lojërave.

(Herë të lexuara: 117)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të bëjmë fotot me ‘One Day Photoshop’

  Mund të ju lejojnë menjëherë te ndryshoni stilin e fotos tuaj në mënyrë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *