Teknologjia e lartë kryeson listën e dhuratave para Krishtlindjeve

Teknologjia e lartë kryeson listën e dhuratave para Krishtlindjeve

Krishtlindje me botën virtuale. Telefonat inteligjentë dhe “tabletët” kanë uzurpuar këto vitet e fundit tavolinën e dhuratave për Krishtlindje në Gjermani. Por jo vetëm ata!

Më shumë se gjysma e gjermanëve duan produkte elektronike si dhuratë për krishtlindje. Në këtë përfundim arrinë një sondazh i Bitkom. 49 milionë vetë dëshirojnë njërin nga produktet elektronike më të kërkuara të kohës.

Shumë lart në listë qëndrojnë tabletët dhe kompjuterët, të ndjekur nga telefonat inteligjentë, televizorët dhe konsolet. Kjo është renditja e pesë produkteve më të kërkuara elektronike. Ndër produktet e tjera të preferuara renditen edhe kamerat digjitale, DVD-të dhe sistemet e navigimit.

Krahasuar me një vit më parë ka shumë pak ndryshime në listën e preferencave. Timm Hoffmann, ekspert i Bitkomit për produktet elektronike, sqaron: “Nëse gjatë vitit 2012 ishin telefonat inteligjentë, këtë vit janë tabletët, si produkti më i kërkuar. Por shifrat ndryshojnë shumë pak. Jo më kot këto lloj kompjuterësh zënë këtë vit vendin e parë”.

Çmimi luan rol në blerjen e produkteve elektronike

Pesë produktet elektronike më të preferuara në Gjermani për Krishtlindjet 2013.  Edhe Volker Zotta, redaktor i revistës informatike “c’t”, i sheh këto lloj kompjuterësh si më të preferuarit.

Pasi për vite më radhë kompjuterët me ekran të madh zinin vendin e parë, tani po preferohen ekranet më të vegjël. Produket e Google si Nexus 7 dhe madhësia e iPad të Apple janë të preferuara”.

Ndërsa tek tema e telefonave inteligjentë si dhurata krishtlindjesh, Zota është më i rezervuar. Telefonat inteligjentë pa kontratë të tipit të fundit janë ose shumë të shtrenjtë, me çmime nga 500 euro e më lart, ose me lidhje kontrate, gjë që sjell kosto të tjera të mëvonshme.

Kështu më të rinjve iu dhurohen produkte më të leverdisshme, që nuk kanë ndonjë teknologji shumë të lartë, por kanë çmimin e duhur. “Parimisht duhet thënë se kompjuterët Tabletë – ata me ekrane të sheshtë tani janë shumë më interesantë për konsumatorët. Telefonat inteligjentë blihen më shumë kur dalin modelet e reja në treg, apo kur mbaron një kontratë. Pra ka arsye nga më të ndryshmet, sepse një telefon mund të blihet në një moment tjetër, ndërsa një tablet pikërisht tani”.

Lamtumirë epokë kabllore

Sipas Zotas, trendi shkon drejt produkteve jo-kabllore, që me transmetim valor lidhen e komunikojnë me aparate të tjera elektronike. Volker Zota shpjegon: “Konsumatorët nuk duan më të shohin kabllo të varur, por ata duan të kenë video drejt e në televizor, ose muzikën drejt e në aparat pa u lodhur”.

Ndërsa për ekspertin e Bitkom, Timm Hoffman interesante është një kategori e produkteve elektronike të reja, që nuk kishin dalë në treg vitin e kaluar. Fjala është për “orët inteligjente”, një lloj ore inteligjente e lidhur në rrjetin e produkteve të tjera të teknologjisë së lartë, si telefoni inteligjent.

“Kjo lloj ore inteligjente është një produkt që mundëson shumëçka, sepse ajo mund të lidhet me telefonin inteligjent, duke u bërë si pjesë e një krahu digjital. Tek kjo orë mund të dërgohen telefonatat që mbërrijnë, SMS-të apo E-mailet, pa qenë e nevojshme të nxjerrësh telefonin inteligjent nga xhaketa. Mjafton një vështrim në orën e dorës”.

Një sondazh i Bitkomit tregon se këto lloj orësh inteligjente po bëhen gjithnjë e më të dashura. Çdo i dhjeti qytetar gjerman dëshiron si dhuratë krishtlindjesh një orë të tillë. Çdo i treti mendon ta blejë një orë të tillë, një fakt interesant për një produkt që deri më tani nuk ishte futur në fokusin e blerjes së konsumatorëve.

(Herë të lexuara: 329)

About Armand Plaku

Check Also

Tashmë Samsung Galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung Galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *