Teknologjia në shkolla: Tabletë të mëdha dhe printera 3D

Teknologjia në shkolla: Tabletë të mëdha dhe printera 3D

Në Shfaqjen Bett, në Londër dalin për herë të parë të gjitha teknologjitë e reja për shkollat. Më populloret për këtë vit janë: ekrane të mëdhenj me prekje, printera 3D dhe robotë të programuar. Dërrasa klasike e bardhë, ku shkruhej me kolor nuk ekziston më.

Ajo është zëvendësuar me dërrasa interaktive. Pjesa më e madhe janë tabletë të mëdhenj, që janë instaluar në mur ose janë vendosur në tavolinat e fëmijëve. Këto tabletë do të mundësohen nga kompania Galneo dhe do të kenë një rezolucion të lartë. Këtë gjë e kemi parë vetëm në televizorët tanë.

Teknologjia në shkolla: Tabletë të mëdha dhe printera 3D

Tableti Alpha Touch është një tablet me ekran 60 inç, i cili mund të lidhet me sistemin iOS, Android, Windows ose Mac për të dërguar mësimet nga tableti në pajisjen e nxënësit. Tabletët e vegjël i japin mundësi nxënësve t`i përgjigjen pyetjeve të mësuesit dhe të shikojnë mësimin, në vend që të përdorin librin.

Printimet 3D nuk janë thjesht teori, së shpejti do futen në shkolla. Kompania Makerbot ka bashkëpunuar me kompaninë e stilolapsave 3Doodler, kompanitë e skanerave 3D dhe kompaninë e programeve CAD. Në shkolla në Britani, po futen metoda të reja mësim dhënie që përdorin robotët. Kompani të mëdha si Lego dhe K`Nex ishin të pranishme në shfaqje, së bashku me prodhimet e tyre në fushën e robotikës. Duke kombinuar argëtimin me mësimin Lego po ndërton robotë, në mënyrë që fëmijët të mësojnë programet në moshë të vogël.

(Herë të lexuara: 448)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *