Telefonat e rinj Nexus të Google mund të duken shumë të mirë

google-nexus-2016-htc-marlin-sailfish
Google pritet të lëshojë dy telefona të rinj Nexus të cilët do t‘i ofrojnë përdoruesve një eksperiencë më të mirë se çdo telefon tjetër Nexus deri më tani. Sigurisht, ata supozohet se do të jenë më të mirë se telefonat inteligjent të vitit të kaluar sepse do të kenë një hardware më të mirë dhe do të funksionojnë më një sistem të ri operimi.
Por ndryshe nga pajisjet e mëparshme Nexus, Marlin dhe Sailfish të krijuara nga HTC priten të jenë më të shpejtë se kryeveprat e të njëjtit vit të Android. Për më tepër, të dyja pajisjet do të kenë të njëjtin konfigurim të brendshëm, që do të thotë që telefoni më i vogël nuk do të jetë inferior kur bëhet fjalë për performancën e përgjithshme.
Një video konceptimi e krijuar duke përdorur thashethemet ekzistuese na tregon se çfarë mund të presim nga projektimi i Marlin dhe Sailfish.
Projektuesit e Techconfigurations, të cilët kanë krijuar video të ngjashme për produkte të tjera telefonike të pa zbuluara, kanë marrë pasqyrimet e Nexus nga Android Police dhe kanë krijuar një version 3D të tij. Një detaj që kanali i YouTube e mori gabim ishte ai i portës së kufjes, pasi të dyja pajisjet priten të kenë një portë 3.5mm për kufje normale.
Çdo gjë tjetër është në vijë me raportimet e mëparshme.
Marlin dhe Sailfish nga HTC sigurisht duken premtues, duke supozuar që thashethemet e fundit janë të sakta- hidhini një sy videos së Techconfigurations më poshtë.

 

 

(Herë të lexuara: 573)

About Erga Miraka

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *