Televizori Apple dhe ora Apple patën një tremujor te madh

apple-watch-sitApple ka postuar fitimet e tremujorit të fundit, ku tregohen fitimet rekord prej $18.4 miliardësh.

Ishte e lehtë të përcaktohej shitja e 74.8 milion iPhone, ndërkohë që analistët vlerësojnë se kategoritë “e tjera” të Apple e bëjnë më të vështirë vlerësimin e numrit  të Orëve dhe Televizorëve Apple të shitur.

Ajo çka dimë është që $4.35 miliardë në kategoritë “e tjera” ishte një rritje e madhe- jo vetëm 62% ne rang vjetor por dhe mbi 43% krahasuar me tremujorin e kaluar. Kjo do të thotë qe ka pasur një kulm në shitje muaj pas lëshimit të Orës Apple për herë të parë në Prill. Kjo mund të jetë për shkak te rritjes së shitjeve gjatë pushimeve se si shkak i gjeneratës së katërt e populluar e Televizorit Apple. Kufjet dhe iPad përfshihen gjithashtu në kategorinë “të tjera”.

Pa dhënë një numër specifik shitjesh, CEO Tim Cook tha se këto fitime bënë që ky të ishte “tremujori më i mirë i shitjeve të Televizorit Apple deri më tani”. Tani ka rreth 3600 aplikacione të vlefshme për Televizorin, u shpreh ai.

Cook shtoi se kompania “ vendosi një rekord të ri të shitjeve të Orës Apple… veçanërisht shitje më të mëdha në dhjetor”. Por Apple nuk ka nxjerr një numër të saktë shitjesh të Orës.

(Herë të lexuara: 95)

About Erga Miraka

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *