Testi i shpejtësisë Pixel Xl dhe iPhone 7.

download

Vetëm pak ditë më parë Google Pixel XL u përballë me Samsung Galaxy S7 Edge në një test shpejtësi. Google Pixel veproi mirë në aspekte të caktuara, por në funksione më të ndërlikuara ishte e qartë se Galaxy S7 Edge qëndronte në krye.

Por pyetja që qëndron tani është se a mund ta konkuroj Google Pixel kundër Apple iPhone? Lajm i mirë është se grupi në PhoneBuff  ka vendosur për të vënë të dy telefonat në provë në të cilën Pixel XL  përballet me iPhone 7 Plus. Për ata që pyesin se kush është fituesi, edhe një herë duket se të dy telefonat kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Rezultati përfundimtar është se  iPhone 7 Plus ka arritur të përfundoj xhiron e parë të testuar me shpejtësinë 1 minutë e 24 sekonda, ndërsa Pixel XL e bëri atë në 1 minutë e 47 sekonda.Xhiron e dytë  iPhone 7 Plus e ka përfunduar për 1 minutë e 55 sekonda, ndërsa Pixel XL bëri atë në 3 minuta dhe 6 sekonda.

Ky test nuk do të thotë se telefonat XL e Pixel janë të këqinj apo të ngadalshëm, sepse nëse jeni pak të vëmendshëm do të kujtoni që iPhone 7 Plus përmban çipsin A10 Fusion që disa pretendojnë të jenë më të shpejtë se MacBook Air. Në fakt çipsi A10 Fusion i ka kaluar mjaft mirë testet e tjera të shpejtësisë, kështu që iPhone 7 Plus ka për të qëndruar edhe për disa kohe në krye të listes.

 

(Herë të lexuara: 190)

About Armela Malaj

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *