Toyota zhvillon një pajisje që vishet për njerëzit e verbër

_88644669_blaid

Toyota po zhvillon një pajisje që vishet për të ndihmuar njerëzit e verbër dhe ata me probleme të shikimit për një lëvizje më të mirë, ka thënë kompania.

Pajisja vishet në supet e përdoruesit dhe përdor kamera për të njohur mjedisin rrethues dhe më pas ia tregon këtë përdoruesit nëpërmjet fjalëve dhe motorit të dridhjeve.

Detajet u lëshuan këtë javë por ende nuk është caktuar një datë lëshimi për pajisjen.

Instituti Kombëtar Mbretëror i Njerëzve të Verbër (RNIB) e quajti këtë një zhvillim emocionues.

Pajisja është prodhuar nga zhvilluesit që punojnë në Projektin Blaid. Ata thanë se ishin duke punuar gjithashtu për të prezantuar teknologji të njohjes së fytyrës, të identifikimit të objekteve dhe hartave.

Robin Spinks, menaxher i lartë i strategjisë në RNIB, tha për BBC:“ Ky është një zhvillim emocionues në fushën e teknologjisë që vishet e cila po rritet me hapa të shpejta. Lëvizja është në zemrën e shumë prej personave të shoqërisë tonë dhe një pajisje si Blaid mund të hapë mundësi të pafundme për miliona njerëz të verbër dhe pjesërisht të verbër.”

Në një njoftim të bërë këtë javë, Toyota tha se pajisja nuk është menduar për të zëvendësuar mjetet ndihmëse që janë aktualisht të vlefshme për të verbrit dhe njerëzit me shikim të dëmtuar, por për të “ndihmuar për të mbushur hapësirat e lëna nga shkopinjtë, qentë dhe pajisjet bazë GPS duke i siguruar përdoruesit më shumë informacione për gjërat që e rrethojnë.”

Toyota tha se fillimisht ajo kishte si qëllim të ndihmonte përdoruesit të lëvizte në ambientet e mbyllura.

“Projekti Blaid është një shembull se si Toyota po udhëheq rrugën drejt të ardhmes së lëvizshmërisë , kur të lëvizësh do të jetë diçka më shumë se thjeshta një makinë,” tha ekzekutivi i Toyota Simon Nagata. “Ne duam të zgjerojmë lirinë e lëvizshmërisë për të gjithë, pavarësisht rrethanave, vendndodhjes apo aftësive të tyre.”

Kompania  tha se, si pjesë e projektit- i cili nuk është i lidhur me prodhimin e makinave për të cilat kompania është e njohur—ishte dhe kërkesa që ju bë punonjësve për të paraqitur video të pikave të referimit të zakonshme në shtëpitë e tyre të cilat zhvilluesit mund ti përdornin për ti mësuar pajisjes ti njohë ato.

(Herë të lexuara: 83)

About Erga Miraka

Check Also

Si të bëjmë fotot me ‘One Day Photoshop’

  Mund të ju lejojnë menjëherë te ndryshoni stilin e fotos tuaj në mënyrë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *