Transferimet më të shtrenjta të merkatos

anthony-martial-manchester-united_3344936

Merkatoja europiane u mbyll dhe surprizat nuk munguan as këtë verë. Lëvizjet e futbollistëve sa vijnë e bëhen më të kushtueshme. Kampionati anglez ishte ai që shpenzoi më shumë në këtë merkato. Manchester United dhe Manchester City ishin ekipet që kryen transferimet më të shtrenjta.

E papritura e ditës së fundit të shitblerjeve, ishte padyshim Anthony Martial. 19-vjeçari francez kaloi nga Monaco te Manchester United për 50 milionë euro, sipas të përditshmes franceze L’Equipe, kjo shifër është edhe më e lartë, rreth 80 milionë.

Një shumë marramendëse për një lojtar thuajse të panjohur.  Manchester City mori nga Liverpuli Rahem Sterling për 70 milionë euro, dhe nga Volfsburgu Kevin De Bruyne për 74 milionë.

Klubi gjerman e zëvendësoi atë me Julian Draxler, të cilin ja rrëmbeu Juventusit. Paris Saint Germain transferoi Angel Di Marian nga Manchester United për 65 milionë euro. Argjentinasi u largua vetëm pas një sezoni në Premier League.

Tani rradhën e ka fusha e blertë dhe këta futbollistë duhet t’i justifikojnë këto miliona të shpenzuara.

Burimi: TV Klan

(Herë të lexuara: 86)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …