Trump, në reklamën e Kombëtares meksikane

trump-presidential-run

Kur Donald Trump mbajti një fjalim kundër emigrantëve meksikanë, sigurisht që nuk e kishte menduar se fjalët që ka nxjerrë nga goja e tij do të shfrytëzohen për t’i dhënë zemër ekipit kombëtar meksikan në sfidën me SHBA-të.

Një televizion meksikan ka shfrytëzuar fjalët e kandidatit republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump për të motivuar lojtarët e përfaqësueses për ndeshjen e fazës “play off” që do të luhet në Kaliforni muajin e ardhshëm.

Reklama e televizionit “Azteca” fillon me flamurin amerikan që valëvitet, si dhe nën tingujt e himnit të SHBA-ve që ekzekutohet nga Jimi Hendrix. Më pas, shfaqet Trump duke thënë “kur Meksika dërgon njerëzit e saj këtu, nuk janë duke i dërguar njerëzit e tyre më të mirë. Nuk janë duke ju dërguar juve”.

Ai “zhduket” për t’iu lënë vend futbollistëve më të mirë meksikanë të cilët luajnë në kampionatin amerikan, fillimisht duke u prezantuar, por edhe duke treguar më të mirën e tyre në fushë, si kundërpërgjigje se në SHBA ka edhe meksikanë të ndershëm e të suksesshëm, e jo vetëm kriminelë siç kishte nënkuptuar Trump në këtë fjalim.

“Vendi ynë është në telashe të mëdha”, rishfaqet Trump, për t’i lënë sërish pamjeve të momenteve kur meksikanët iu kanë shënuar gola amerikanëve në sfidat direkte.

“Ne nuk jemi duke fituar më”, vazhdon Trump, ku vetëm disa sekonda më pas, sërish futbollistët meksikanë shfaqen duke festuar.

Teksa video shkon drejt fundit, Trump rishfaqet për herë të fundit, ku thotë: “ëndrra amerikanë ka vdekur”, ndërsa fjala “ka vdekur” përsëritet disa herë. 

Fituesi i ndeshjes mes SHBA-ve dhe Meksikës do të kualifikohet për Kupën e Konfederatave të vitit 2017 që do të mbahet në Rusi. Ndeshja do të luhet më 10 tetor.

 

Burimi: Top Channel

 

(Herë të lexuara: 737)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *