Tuneli me OLED i LG po prezantohet tani në Berlin

lg

Kemi parë televizorë me madhësi sa një faqe e tërë muri, por LG këtë vit në shfaqjen e IFA në Berlin ka ndërtuar një tunel të tërë me ekrane OLED me rezolucion të lartë. Kjo u vlerësua edhe si teknologjia me e veçantë e prezantuar deri tani në IFA.

Gjatë kalimit nëpër tunel mund të shihni një video me kohëzgjatje një minutë, por të gjithë që e kanë parë kalojnë aty më shumë se 2-3 herë, kaq e bukur është ajo.

Për ta ndërtuar tunelin, LG renditi 216 televizorë të harkuar OLED me madhësi 139cm secili. “Megjithëse ka edhe ekrane më të mëdhenj se këta, ndjesia e të qenit i rrethuar nga të gjitha anët me ekrane ndërkohë që sheh një video është vërtet impresionuese,” thonë ata që kaluan përmes tij.

(Herë të lexuara: 60)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *