Twitter mbyll 125 mijë llogari të ISIS

Twitter

Vitet e fundit janë shtuar shumë përdoruesit të cilët janë të lidhur me ISIS dhe grupe të tjera kriminale. Kjo është arsyeja përse Twitter ka vendosur të mbyllë të gjitha llogaritë që kanë lidhje me këto grupe terroriste, të cilët e përdorin rrjetin social për të bërë propagandë dhe ftuar njerëz të tjerë t’i bashkohen grupit.

Kompania njoftoi në llogarinë e saj zyrtare @Policy se që nga mesi i vitit 2015 dhe deri tani ka mbyllur 125 mijë llogari që lidhen me ISIS, dhe do të vazhdojë me planet e saj për të luftuar kundër esktremizmit në internet.

Kompania njoftoi gjithashtu se do të shtojë numrin e punonjësve që do të merren me mbikëqyrjen e llogarive në Twitter. “Ne dënojmë përdorimin e Twitter-it për të nxitur terrorizmin dhe çdo vepër tjetër kriminale. Ne do të bashkëpunojmë me autoritetet për të indetifikuar personat e lidhur me këto aktivitete”, deklaroi një zëdhënës i Twitter-it.

(Herë të lexuara: 23)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Facebooku shqiptar, Dhelpra

Më në fund sapo është lancuar një rrjet social Anonim i pai në Shqipëri, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *