Twitter mund të lëshojë kohështrirjen e re si të Facebook javën e ardhshme

twitter-app

Ndryshimi më i diskutueshëm i Twitter mund të jetë më pranë nga sa kemi menduar.

Kompania po planifikon të lëshojë zyrtarisht një version të ri të kohështrirjes në të ardhmen e afërme, ndoshta javën tjetër, sipas një raporti të BuzzFeed.

Ky tipar, për të cilin Twitter ka eksperimentuar për disa kohë, përdor algoritme për të përcaktuar rendin e postimeve të Twitter në vend të radhitjes së rreptë kronologjike. Kompania e kishte konfirmuar me parë që po eksperimentonte një tipar të tillë, por nuk ishte e qartë nëse do të lëshojë apo jo më gjerë dhe kur.

Një zëdhënës i Twitter refuzoi të komentonte mbi raportin të premten por drejtuesit e Twitter kishin sugjeruar më parë që po konsideronin të ndryshonin formatin e kohështrirje. CEO Jack Dorsey tha që kompania “do të vazhdojë të ketë pikëpyetje për ndryshimin e kohështrirjes kronologjike”.

Skuadrat e produkteve të mëdha gjithmonë sfidojnë besimet e veta… ndryshimi nga një kohështrirje kronologjike në një botë ku në përpiqemi t’ju tregojmë gjërat më interesante dhe më të rëndësishme që ndodhin në botën tuaj në momentin që ju hapni Twitter – ky është një shembull i vënies në pikëpyetje të besimeve tona kryesore” tha ai në një konferencë në Nëntor.

Ndërkohë që Twitter përballet me rritjen  e përdoruesve, thuhet se ky ndryshim i kohështrirjes do ti ngatërrojë paksa përdoruesit e rinj.

Sigurisht, si në çdo ndryshim të ri, përdoruesit e Twitter nuk ishin të kënaqur me këtë lajm.

(Herë të lexuara: 26)

About Erga Miraka

Check Also

Facebooku shqiptar, Dhelpra

Më në fund sapo është lancuar një rrjet social Anonim i pai në Shqipëri, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *