UNBOXING: Alcatel 3V

Pajisja Alcatel 3v është prezantuar zyrtarisht disa muaj më pare dhe ngadalë – ngadalë po e gjen rrugën e saj edhe drejt tregut Helen! Pajisja u dërgua nga kompania Alcetel edhe tek faqja e njohur Myphone.gr ndaj dhe kjo e fundit ka përgatitur një prezantim, ashtu siç i ka hije

Alcatel 3v nuk ka për qellim të kthehet në “luftanijen” e kompanisë, ndaj edhe pjesa e pasme e cila përbëhej nga material plastik, nuk na e vrau shumë syrin, pasi në këtë mënyrë çmimi i tij është më ekonomik, më i lehtë dhe më shumë “grip”, por duke mbetur sërish joshës! Shenjat e gishtërinjve që mbeten zgjidhen në dy mënyra: ose duke mbajtur një leckë me vete ose duke vendosur kasën prej silikoni që gjendet brenda ambalazhit. Edhe pse ekrani i pajisjes është disi i madh, falë “grip-it” mund të përdoret lehtë edhe me 1 dorë. Në ambalazh mund të gjeni gjithashtu karikues 1A, kufjehandsfree dhe një kabull microUSB.

 

Një pikë e fortë e kësaj pajisje me siguri është ekrani 6″ me rezolucion 2K (1080×2160 pixels) që për të qenë të sinqertë, nuk gjendet në këtë kategori. Gjithsesi do dëshironim pak më shumë ndriçim, kryesisht tani, gjatë muajve të verës. Në brendësi të pajisjes gjejmë një procesor me kate bërthamë MediaTek MT8735A, i cili kombinohet me 2GB RAM dhe 16GB storage që mund të zgjerohet më tej me anë të kartave microSD, ndërkohë mund të përdoret edhe me dy karta nano-SIM dhe të ketë memorie deri në 128GB. Pajisja Alcatel 3v disponon sistemin Android 8.0 Oreo me pak “ngjyrime” nga kompania, mbetet familjar dhe i lehtë në përdorim ndërsa tek Settings mund të gjeni mjaftueshëm extra features që do ju vijnë në ndihmë si: gestures, app cloner, power saving mode, etj.

Pajisja nuk ofron mundësi për mbështetje NFC por posedon FM Radio, ofron mbështetje për Bluetooth 4.2 dhe Wi-Fi b/g/n si dhe mundësi Direct, Hotspot, dhe lidhshmëri në rrjetet 4G dhe LTE. Në pjesën e pasme gjejmë një dual camera setup me sensorë 12+2MP, me PDAF dhe mundësi regjistrimi video në 1080p, si dhe një LED flash. Diafragma f/2.2 ndihmon në kushte errësire, ndërsa kamera frontale 5MP për selfie ofron disponon gjithashtu LED flash, që të arrini rezultatet që dëshironi.

Audio nga boksi i vetëm është e fuqishme dhe e pastër, ndërsa bateria ka kapacitet 3.000mAh dhe karikohet mjaftueshëm shpejt me karikuesin që ofrohet.

Alcatel 3V pritet të hidhet në qarkullim së shpejti në tregun helen, ndaj nëse jeni me pushime në shtetin fqinj, përfitoni nga rasti për ta blerë!

(Herë të lexuara: 47)

About Webmaster

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *