Vendos foto TV në kutitë e biçikletave, për të reduktuar dëmet në shpërndarje

bike-shipping-768x576

Ndodh që paketat e porositura online shpesh herë dëmtohen gjatë transportit, dhe kjo e ka shtyrë një kompani të bëjë një lëvizje të zgjuar në mënyrë që produktet e saj të mbërrijnë të padëmtuara tek konsumatorët.

Kompania, VanMoof ka vënë re se shpërndarësit kanë tendencë të jenë më të kujdesshëm në transportimin e pajisjeve elektronike veçanërisht në ato me ekrane të mëdhenj si televizorët. Ja përse ajo ka vendosur të ndryshojë kutitë e paketimit të produkteve të saj, duke i vendosur biçikletat që ajo prodhon në kuti me një imazh televizori të stampuar në të.

Ideja se një televizor i madh ndodhet në atë kuti, i bën kompanitë shpërndarëse të tregohen më të kujdesshme më transportin e tyre.

Kutitë ku paketohen biçikletat kanë përmasat e një televizori të madh, të cilët mbërrijnë gjithmonë në kondita perfektë tek konsumatorët. Stampimi i kutive të VanMoof me një imazh televizori ka bërë që dëmtimi i biçikletave gjatë transportit të zbresë me 70-80%.

Në një botë ideale shpërndarëse, kompanitë duhet t’i trajtojnë të gjitha paketat me kujdes, por në qoftë se nuk e bëjnë, atëherë kjo është një alternativë e mirë për ta siguruar këtë.

(Herë të lexuara: 72)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të bëjmë fotot me ‘One Day Photoshop’

  Mund të ju lejojnë menjëherë te ndryshoni stilin e fotos tuaj në mënyrë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *