Virusi infekton 10.000 përdorues të Facebook në vetëm 48 orë

Facebook-624x351

Laboratori i Kaspersky ka lëshuar një raport rreth një virusi të fuqishëm, i cili vetëm në 48 orë është përhapur në mbi 10.000 përdorues. Virusi fillimisht ka infektuar shfletuesin e internetit Chrome duke marrë një shtirje të gjerë. Më pas kjo shtrirje ka mundur të infektojë llogari në Facebook duke i dërguar miqve njoftime të rreme. Në ekranin e përdoruesve shfaqet një njoftim që thotë se një mik i juaj ju ka përmendur në një koment. Duke klikuar mbi njoftimin e shfaqur në ekran, virusi iifekton kompjuterin e përdoruesit dhe pastaj procesi përsëritet.

Virusi ka qenë më shumë aktiv në Brazil. Amerika e Jugut, Evropa, Tunizia dhe Izraeli janë prekur rëndë nga virusi. Virusi prek vetëm ata që përdorin sistemet operative Microsoft Windows, kryesisht në Desktop. iOS dhe pajisjet Android nuk janë prekur nga virusi, sepse virusi përdorë disa mjete që gjenden vetëm në pajisjet e Windows. Pajisjet Windows Mobile janë potencialisht në rrezik.

Virusi mund të rrëmbejë llogari, të ndryshojë parametrat e privatësisë dhe ti bëjë përdoruesit objektiv të mesazheve të rreme. Facebook është përgjigjur duke kontrolluar mënyrën se si përhapet virusi, ndësa Google ka hequr të paktën një nga shtojcat e rrezikshme, nga shfletuesi Chrome. Masat rekomanduara për mbrojtjen kundër virusit përfshijnë instalimin e një antivirusi dhe përditësimin e tij. Është më mirë që përdoruesit e Facebook të jenë të kujdesshëm në lidhje me njoftimet që marrin nga njerëzit e panjohur.

(Herë të lexuara: 164)

About Ardit Miraka

Check Also

“Master Cart” mundëson pagesat nëpërmjet selfieve.

Mastercard prezantoi mënyrën e pagesës me anë të selfieve në fillim të këtij viti, ky …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *