WhatsApp tani numëron 800 milionë përdorues aktivë mujor

WhatsApp

Shefi ekzekutiv i WhatsApp-it, Jan Koum, njoftoi në faqen e tij në Facebook se aplikacioni për mesazhe ka tashmë 800 milionë përdorues aktivë mujor. Kjo është një rritje me 33% që nga gushti i kaluar. Nga fundi i këtij viti, WhatsApp mund të ketë 1 miliard përdorues aktivë mujor. Pasi bleu WhastApp-in për 21 miliardë dollarë, shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njoftoi se do ta integrojë WhatsApp-in tek kompania e vet sapo të arrijë 1 miliard përdorues.

Përveç dërgimit të mesazheve, WhatsApp mund të përdoret tani edhe për të bërë thirrje telefonike në pajisjet Android. Kjo veçori do të ofrohet së shpejti edhe tek përdoruesit e pajisjeve iOS dhe Windows Phone.

Një foto e shfaqur në internet tregon se veçoria e thirrjeve me zë është shfaqur tek disa përdorues të WhatsApp-it nga pajisjet Windows Phone. Në foto janë shkruar këto fraza “Formimi i numrit, Thirrjet hyrëse, Përgjigju, Injoro dhe Dërgo Mesazh”. Këto fraza tregojnë qartë se edhe përdoruesit e pajisjeve Windows Phone do të përfitojnë veçorinë e thirrjeve me zë.

(Herë të lexuara: 169)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju ka ndodhur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *