Windows 10 më në fund e tejkalon Windows XP.

150728135154

Iu desh një vit e gjysmë, por më në fund Windows 10 e tejkaloi Windows XP

Në Janar, Windows 10 ishte e instaluar në 11.9% të kompjuterëve personal në të gjithë botën, sipas Net Market Share. XP ishte e shpërndarë në 11.4% të kompjuterëve personalë, dhe Windows 8.1 ishte e instaluar në 10.4% të kompjuterëve personalë.

Sistemi më i ri i operimit nga Microsoft (MSFT, Tech 30) ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, megjithatë, derisa të tejkalojë liderin ne treg Windows 7, i cili është prezent në 52,5% të kompjuterëve personal në të gjithë botën.

Windows 10 ka shijuar një sukses të madh që nga debutimi i saj në Korrik. Është versioni i adoptuar më shpejtë nga të gjithë Windows e tjerë, tashmë i instaluar në mbi 200 milion pajisje. Microsoft pret që Windows 10 të jetë në 1 miliardë pajisje në 2018-ën.

Microsoft po lejon këdo që përdor Windows 7 ose Windows 8.1 në kompjuterët e tyre të shkarkojnë falas Windows 10.

Windows 10 gjithashtu është përmirësuar shumë nga versionet e para, me tipare moderne që përfshijnë asistentin zanor  Cortana, një qendër njoftimesh dhe një menu Start të përmirësuar.

Megjithatë, Windows XP ngelet e ngulitur. Pavarësisht faktit që Microsoft ndaloi së mbështeturi përditësimet për Windows 7 në 2014, më shumë se 1 në 10 kompjuter janë ende të ngjitur me këtë sistem operimi 14-vjecar.

Shitjet e kompjuterëve vazhdojnë të bien. Megjithatë analistët parashikojnë që Windows 10 do të fillojë të bëjë një shtysë përpara këtë vit, pasi korporatat kanë filluar të përmirësojnë Windows 7-ën në kompjuterët e tyre. Bizneset janë pak të ngadaltë në përditësimin e sistemeve të tyre operative, dhe më të prirur ta shmangin Windows 8 e padëshiruar

 

(Herë të lexuara: 73)

About Erga Miraka

Check Also

Mausi më i mirë në botë

Përveç laptopit të tij Surface, i cili përdorë sistemin operativ Windows 10 S, Microsoft prezantoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *