Windows 10 prek 300 milionë pajisje ndërkohë që po shkon drejt fundit të përmirësimeve falas

windows-2

Windows 10 po bën që Windows 8 të duket edhe më keq.

Pothuajse dy vjet pas lëshimit të Windows 8 në 2012-ën, Microsoft mund të raportonte vetëm 200 milionë instalime (ose licenca). Sot Microsoft njoftoi se në më pak se një vit nga lëshimi i Windows 10 për konsumatorët dhe OEM, sistemi i operimit është instaluar në 300 milionë pajisje.  Kjo është 30 milionë më shumë nga raportimi i fundit i Microsoft në Konferencën e tij Build Developer në Mars,

Duke filluar nga vera, kjo rritje mund të ngadalësohet paksa pasi Microsoft përfundon ofertën e tij të përmirësimit falas, e cila lejoi zotëruesit e sistemeve Windows 7 dhe 8.1 të instalojnë Windows 10 falas. Pas 29 Korrikut, ju duhet të paguani 119 dollarë për Windows  10 Home.

Microsoft njoftoi numrin e ri të instalimeve të Windows Blog-ut të tij, së bashku me një numër të statistikave të tjera lidhur me Windows. Cortana, për shembull, ka përballuar 6 miliardë pyetje që nga viti i kaluar dhe shfletuesi i ri i uebit i Microsoft, Microsoft Edge, po përjeton një rritje në kohën e përdorimit (63 miliardë minuta në Mars).

Megjithatë, kompania nuk përmendi shifra përdorimi. Tani Edge zotëron kaq pak në ndarjen e tregut të shfletuesve saqë NetMarketShare as nuk e vendos në listën e tij Desktopt Browser Market Share. Shfletuesi legjendar i Microsoft, Internet Explorer, kohët e fundit ka rënë pas Google Chrome si shfletuesi më popullor botë.

(Herë të lexuara: 80)

About Erga Miraka

Check Also

Mausi më i mirë në botë

Përveç laptopit të tij Surface, i cili përdorë sistemin operativ Windows 10 S, Microsoft prezantoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *