Xiaomi prezantoi televizorin M1 TV 3 me ekran 60 inç 4K

Xiaomi M1 TV 3

Xiaomi prezantoi të hënën televizorin e ri Mi TV 3 me ekran 60 inç me rezolucion 4K. E gjithë pjesa anësore e ekranit është bërë me alumin. Televizori është vetëm 11.6 mm i hollë. Ai fuqizohet nga procesori MStar 6A928 me bërthama Cortex-A17 dhe kartën grafike Mali T760 GPU. Një flash 8GB eMMC 5.0 përdoret si hapësirë e brendshme.

Sa i përket lidhjes, televizori ka tri porta HDMI, një portë VGA, një portë Ethernet, një partë hyrëse AV dhe një dalëse për Subwoofer. Sa i përket audios, Mi TV 3 përmban teknologjinë Virtual Surround dhe bas shumët të lartë.

Kompania ka ndarë bordin e procesorit me ekranin që të ulë koston e zëvendësimit të elementëve të brendshme dhe për të rritur jetëgjatësinë e televizorit.

Televizori Xiaomi M1 TV 3 kushton 780 dollarë.

(Herë të lexuara: 170)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Google sjell ‘Android O’ e ardhshëm për të shpëtuar baterinë e telefonit tuaj

Apple arrin të ketë vëmendjen e të gjithëve, por android mbetet sistemi operativ më i madh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *