Xiaomi, shitjet e telefonave larg pritshmërive

Xiaomi.

Rritja me ritme rekord të Xiaomi nuk ka arritur pritshmëritë gjatë vitit 2015. Kompania kineze Xiaomi, që njihet ndryshe si Apple kinez, ka shitur vetëm 70 milionë telefona inteligjentë gjatë vitit 2015, ndërkohë që priste të shiste rreth 100 milionë njësi.

Pavarësisht kësaj, kompania ka arritur të shesë 15% më shumë njësi krahasuar me vitin 2014. Kjo ka ndodhur edhe për shkak se në vitin 2015 Xiaomi nisi për herë të parë të shesë telefona jashtë Kinës.

Rritja me ritme rekord e Xiaomi-t ishte një ndër metodat kyçe për të tërhequr investitorë të huaj. Por, me këto statistika zhgënjyese, kompania do ta ketë të vështirë tani të tërheqë investitorët.

Xiaomi

(Herë të lexuara: 158)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *